CEL ka organizuar trajnimin me gjykatës ku Biljana Rexhiq, gjykatëse në Gjykatën e Apelit në Kosovë ishte ligjeruse e këtij trajnimi.
Në hapjen e trajnimit fjalën hyrese e kishte i nderuari zv. Ambasadori i Ambasadës së Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Peter Verheyen.
Trajnim u fokusua në mbrojtjen gjyqësore të anëtarëve të komunitetit LGBT në Kosovë, në punën e CEL, instrumenteve ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, hapave praktikë, rasteve praktike dhe rolit të gjyqtarëve në mbrojtjen e të drejtave të komunitetit LGBT.
Ky trajnim është mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Kosovë.