Qendroni në shtëpi dhe përmbahuni rregullave të mëposhtme. Mbani distancen dhe lani duart.
CEL ju mundëson të vazhdoni të kujdeseni për shëndetin tuaj mendor. Kontaktoni psikologën tonë per seanca psikologjike online për raste urgjente.
Nëse keni nevojë për ndihmë në lidhje me gjuhen (Serbisht, Anglisht), na shkruani në mesazhe direkte. Ne do të ju ndihmojmë të dërgoni mesazhe tek mjeku juaj.
Një metodë shumë efektive për të shmangur udhëtimet.
Nuk është e lehtë të gjendeni në një ambient homofobik dhe transfobik gjatë karantinës. Tentoni të ju shmangeni situatave të tilla kur është e mundur. Në raste të dhunës psiqike dhe fizike, kontaktoni Policinë e Kosovës. Për këshillim lidhur me proceduren e raportimit të rasteve, na kontaktoni.