Arkivi i Lëvizjes LGBTI+ në Kosovë

Stand Up Comedy – një natë plot emocione

🔥 E premtja e 5 korrikut na gjeti n’kallabllak! Hajat Toçilla, me intelekt e me finesë solli stand-up komedinë e saj, shoqëruar prej Briankës tonë ikonike në drag show dhe Erletës si DJ që t’shkunë e nuk t’len me kajtë. Vendin, po e dini tashmë: Bubble, aty ku bukës i thojnë bukë e nejës nejë 💙

Aktiviteti i Stand Up Comedy zbatohet nga CEL Kosova dhe mbështetet nga The Swedish International Development Cooperation Agency – SIDA.