29 qershor
Queer TV vjen me një dozë satire për të ironizuar industrinë mediatike dhe debatet publike në Kosovë lidhur me njerëzit queer. Kjo përvojë televizive është një mundësi për të reflektuar mbi mënyrat se si media dhe debati publik trajtojnë dhe prezantojnë tema queer, dhe synon të ndikojë në ndërgjegjësimin e publikut dhe të sfidojë normat e pranuara në shoqërinë tonë.