Ky manual ka për qëllim të shërbejë si një udhëzues praktik, informues dhe arsimor për gazetarë dhe redaktorë të mediave, për të kryer raportime të sakta dhe etike, si dhe të ofrojnë një mbulim me kuptim cilësor dhe thelbësor të personave LGBTIQ.
Manuali paraqet një përmbledhje të kornizës ligjore dhe mekanizmave të të drejtave të njeriut që garantojnë mbrojtjen e të drejtave LGBTIQ që përbëjnë bazën mbi të cilën mund të bëhet raportimi për LGBTIQ. Për më tepër, manuali përfshinë një analizë rreth diskutimeve mbi seksualitetit në mënyrë që të sigurojë një kuptim më të hollësishëm të orientimit seksual dhe identitetit gjinor; Qëllimi i kësaj analize është që të dekonstruktojë dhe sfidojë veçanërisht rolet më konvencionale dhe tradicionale gjinore, të cilat shpesh përbëjnë bazën problematike mbi të cilën keqkuptohen individët LGBTIQ.