Në konferencën me temën: “Kodi Civil dhe Gjithëpërfshirja: Martesat e seksit të njëjtë”, përmes dy paneleve u trajtua qasja institucionale lidhur me draft Kodin Civil dhe perspektiva ndërkombëtare lidhur me të drejtën e martesave të seksit të njëjtë.
Në mesin e shumë të ftuarve, të pranishëm ishin edhe kryetari i komunës së Prishtinës z. Shpend Ahmeti, Karin Hernmarck Ahliny Ambasadore e Suedisë në Kosovë, Terry Reintke Deputete e Parlamentit Evropian, Prof.Dr. Enver Hasani Ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese, dhe përfaqësues të organizatave.