“Të Gjithë për Dashuri” është projekt i organizuar nga aktivistja e re Erëblina Vata, me temën kryesore mbi pozicionin e personave LGBTQ+ në shoqërinë e Kosovës. Ngjarja kryesore e projektit ishte ekspozita “Behind Closet Doors” që u hap në Galerinë e Arteve në Ferizaj. Ekspozita ishte përbërë nga disa fotografi profesionale, dhe ishte e ndarë në dy pjesë: Fotografi bashkëkohore konceptuale, dhe fotografi me tregime nga të rinjtë LGBT në Kosovë.
Kjo ekspozitë është organizuar në kuadër të mini-granteve të akorduara nga projekti Youth Artivists for Change mbështetur nga Ministria e Punëve të Jashtme të Holandës, menaxhuar nga Stichting art. 1 dhe implementuar nga Cel Kosova.