Për ta shënuar këtë ditë, edicionin e fundit të Girl’s Night e organizuam së bashku me tri aktiviste, Rajmonda Sylbije, Arlinda Morina dhe Adelina Berisha, mbi temën “Aktivizmi i Grave: Lëvizja feministe dhe gratë queer”, ku u diskutua se deri në çfarë niveli gratë queer janë përfshirë në lëvizjen feministe historikisht.
Gjatë diskutimit pamë tre aspekte të ndryshme nga panelistët, ku treguan nga përvoja personale në aktivizëm, sa të përfshira janë gratë queer në lëvizjen feministe në Kosovë, cilat janë vështirësitë lidhur me mospërfshirjen e tyre në lëvizje dhe çfarë mund të jetë bërë për të pasur bashkëpunime dhe solidaritet mes tyre.
Pas diskutimit patëm rastin të shoqërohemi nën tingujt e muzikës së Vesa Nezirit.
Ky aktivitet u mbështet nga @swedeninkosovo dhe @smartbalkans