Këtë herë, edicioni i tretë i Queer TV vjen me një dozë satirike për të ironizuar industrinë e mediave dhe debatet publike në Kosovë që kanë të bëjnë me personat queer.
Në këtë edicion të Queer TV-së, do të hasni hulumtime të ndryshme, kronika interesante dhe aktualitete të freskëta nga Kosova.
Queer TV synon të sjellë informacion dhe perspektiva të ndryshme, duke ndërthurur humorin satirik me angazhimin për të ndryshuar perceptimet dhe përditshmërinë e personave queer në shoqërinë kosovare.
Kjo përvojë televizive është një mundësi për të reflektuar mbi mënyrat se si media dhe debati publik trajtojnë dhe paraqesin temat queer, si dhe synon të ndikojë në ndërgjegjësimin e publikut dhe të sfidojë normat e pranuara në shoqërinë tonë.
Ky aktivitet mbështetet nga Embassy of Sweden in Pristina