Dita Ndërkombëtare Kundër Homofobisë, Bifobisë dhe Transfobisë (IDAHOBIT) shënohet më 17 maj me qëllim të rritjes së ndërgjegjësimit për diskriminimin dhe dhunën me të cilën përballen individët LGBTIQ+ dhe të promovomit të të drejtave dhe mirëqenies së tyre.
Ne sot po ndajmë një video me qasje satirike dhe të guximshme për t’u përballur me fanatizmin dhe gjuhën urrejtëse të anëtarëve homofobikë të parlamentit. Kjo video shërben si formë e kumtesës sociale se fjalët kanë pasoja dhe anëtarët e parlamentit duhet të mbahen përgjegjës për përjetësimin e diskriminimit.
Duke theksuar dhe kritikuar sjelljen diskriminuese, ne vazhdojmë përpjekjet tona për të sfiduar homofobinë dhe transfobinë, promovuar përfshirjen dhe avokuar për të drejtat LGBTIQ+.
Së bashku mund t’i thyejmë barrierat, të rrisim ndërgjegjësimin dhe të nxisim mirëkuptimin. Bashkohuni me ne për të shënuar IDAHOBIT 2023.
https://fb.watch/rVUM7kNKG8/
Ky aktivitet mbështetet nga Embassy of Sweden in Pristina