14 korrik
Sot gëzojmë ditën ndërkombëtare të personave jo-binarë. Për individë, gjinia për të cilët nuk është burrë dhe grua, përdoren terme të ndryshme për përshkrimin e tyre, jo-binar është nga më të zakonshmet. Si të jesh i respektueshëm dhe mbështetës i individëve jo-binarë: Përdorni emrin që një individë ju kërkon të përdorni, pasi emri që mund të keni përdorur mund të mos pasqyrojë identitetin e tyre gjinor. Mundohuni të mos bëni asnjë supozim për gjininë e individëve. Nuk mund të dallosh nëse dikush është jo-binarë thjesht duke e parë. Individë të ndryshëm jo-binarë mund të përdorin përemra të ndryshëm. Pyetja nëse dikush duhet t’i referohet si “ai”, “ajo”, “ata” ose një përemër tjetër mund të ndihet i sikletshëm në fillim, por është një nga mënyrat më të thjeshta dhe më të rëndësishme për të treguar respekt për identitetin e dikujt. Ju mund të ndihmoni në mbështetjen e individëve jo-binarë duke pranuar gjykimin e tyre se ku ndihen më rehat. Mënyra më e mirë për të kuptuar se si është të jesh jo-binarë është të bisedosh me individët jo-binarë dhe të dëgjosh historitë e tyre