28 qershor 2023
Trazirat e qershorit 1969, në Stonewall Inn të New York-ut shënojnë një pikë kthese të ashpër në luftën për të drejtat e komunitetit LGBTQ+. Në vitin 1969, policia bastisi Stonewall Inn, një bar i vendosur në fshatin Greenwich të New York-ut, i cili shërbente si një parajsë për komunitetet gej, lezbik dhe transgjinor të qytetit. Marsha P Johnson apo Sylvia Rivera Dy gra trans me ngjyrë, Marsha P Johnson dhe Sylvia Rivera janë emra që shpesh asociohen me tullën e parë të hedhur në Stonewall, dhe ishin të dyja në ballë të lëvizjës për të drejtat LGBTQ+ që lindi nga trazirat. Në vitin 2001, Johnson shtoi “Shumë historianë më kanë dhënë meritën për hedhjen e koktejit të parë Molotov, por gjithmonë më pëlqen t’i korrigjoj. Të dytën e hodha, të parën nuk e hodha.” Rivera tha në vitin 1989 se ajo kishte pirë në Stonewall kur u bastis. Pasi u nxor në rrugë,ajo tha se ata e pyetën: “Por pse duhet të vazhdojmë ta durojmë këtë? përpara se nikelet, qindarkat dhe çerekët të fillonin të fluturonin. Në kuadër të OJQ-ve në Kosovë, përkatësisht CEL Kosova & CSGD, ekzistojnë qendrat Drop-in të cilat kanë shërbyer për tash e 20 vite si hapësira të sigurta për personat LGBTQ+. Këto qendra shërbejnë si vend takim, për aktivitete të ndryshme, testime HIV dhe ndihma të llojeve të ndryshe ligjore, psikologjike dhe sociale. 55 vite pas hapjës së Stonewall Inn, dhe 54 vite pas trazirave në Amerikë, hapet lokali i parë i hapur queer në Kosovë “Bubble Pub” i cili shërben si “safe spot” (vend i sigurtë) për komunitetet LGBTQ+ por edhe koaleatë feminist apo të rrymave tjera aktivizmi.