Me mbështetjen e European Union in Kosovo, CEL Kosova realizoi me sukses ngjarjen Pride After Hours: Dokumentar, kujtime të rezistencës dhe diskutim.
Gjatë kësaj mbrëmjeje interaktive, u shfaq dokumentari i realizuar për Javën e Krenarisë, i cili riktheu kujtime, momente dhe zëra nga rrugëtimi dhjetëvjeçar i lëvizjes LGBTIQ+ në Kosovë. Pas shfaqjes, pjesëmarrësit/et u përfshinë në një diskutim të hapur mbi rezistencën, kujtesën kolektive dhe rëndësinë e dokumentimit të historisë sonë të përbashkët. Diskutime të tilla gjithmonë mund të çojnë drejt përmirësimit dhe progresit.
Mbështetja e Bashkimit Evropian në Kosovë është e rëndësishme për fuqizimin e hapësirave ku kujtimet, përvojat dhe zërat e komuniteteve LGBTIQ+ mund të ruhen, dëgjohen dhe ndahen me publikun e gjerë.
Faleminderit të gjithë pjesëmarrësve/eve, ambasadorëve/eve, aktivistëve/eve dhe zërave të tjerë të veçantë që iu bashkuan kësaj mbrëmjeje reflektimi, solidariteti dhe kujtese. Ky aktivitet u implementua nga CEL Kosova, me mbështetjen e Bashkimit Evropian në Kosovë.