Arkivi i Lëvizjes LGBTI+ në Kosovë

Trajtimi institucional i rasteve që përfshijnë personat LGBTI+ nga Policia e Kosovës

Të martën, CEL Kosova organizoi një forum debat me zyrtarë policorë të regjionit të Prizrenit me temën: “Trajtimi institucional i rasteve që përfshijnë personat LGBTI+ nga Policia e Kosovës”.

Gjatë diskutimit u trajtuan rëndësia e qasjes profesionale dhe me përgjegjësi ndaj rasteve që përfshijnë personat LGBTI+, roli i Policisë së Kosovës në garantimin e sigurisë dhe qasjes së barabartë në drejtësi, si dhe pengesat dhe sfidat që vazhdojnë të paraqiten në trajtimin institucional të këtyre rasteve. Forumi shërbeu gjithashtu si hapësirë për shkëmbim përvojash dhe diskutim mbi mënyrat e forcimit të bashkëpunimit dhe ndërtimit të besimit ndërmjet institucioneve dhe komuniteteve LGBTI+.

Ky aktivitet u mbështet nga Embassy of Sweden in Pristina.