Individët LGBTIQ+ janë vazhdimisht të kërcënuar në botën dixhitale. Shumë prej tyre ngacmohen, përndiqen dhe kësisoj siguria e tyre shpesh rrezikohet.
Shumë prej nesh raportojmë se llogaritë tona personale në internet ekspozohen ndaj shantazheve të ndryshme. Megjithatë, ka mënyra për tu mbrojtur nga bota e pamëshirshme e internetit. Kjo video na tregon disa detaje dhe numra të telefonit ku mund të drejtoheni nëse po pranoni kërcënime apo dikush po ju shqetëson në një formë kibernetike.
Videoja është prodhuar si pjesë e projektit ‘Defending the Right to Be Yourself’, mbështetur nga Ambassade de France au Kosovo – French Embassy in Kosovo dhe implementuar nga CEL Kosova në bashkëpunim me Jahjaga Foundation dhe Csgd Kosovo.