“Unë jam, as pse, as nuk. E tokës, e ujit, e ajrit, e zjarrit.”
Kjo dashuri është përtej kufizimit. Ajo është ndjesi, ritëm, element, thelb. Ajo thjesht është.
Në Javën e Dukshmërisë së Lezbikeve, po sjellim këtu një fotosesion ku dashuria mishërohet si një element natyror. Prej momentit të parë të takimit, te jeta e përbashkët, intimiteti, dhe tjerat momente mes dy grave lezbike, fotografitë janë vetëm një përqindje e vogël e ritmit të një dashurie si kjo. Dashuria këtu jeton në të përditshmen, në të voglën, në të heshturën.
Kjo fushatë mundësohet nga SIDA dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Të drejtat autoriale të fotografive i mban CEL Kosova. Fotografia: @zana_begolli / @grid_visualss