DIVA ky emër i njohur dhe shumë i dashur për komunitetin queer dhe përtej, sot me Albina Ukën e cila është aktiviste për të drejta të njeriut, hapen dyert e biznesit – sallonit të bukurisë i quajtur Queen’s Corner.
DIVA ka kontribut shumë vjeçar në lëvizjen queer sidomos në fushën e drag, ajo është një ndër mbretreshat e para të drag në Kosovë ku ka shprehur talentin e saj përmes perfomancave skenike dhe grimit.
Mbretresha DIVA është çertifikuar vitin e kaluar nga Sellma Kasumoviq për grim profesional në trajnimin që ka organizuar CEL Kosova dhe ne jemi shumë të lumtur për suksesin e saj që ka arritur kaq shpejt.
Nga zemra, urojmë shumë suksese për DIVA-n dhe Albinen në biznesin e hapur duke bërë thirrje të gjithëve që të përkrahin bizneset e reja.
Queen’s Corner qoftë inspirim për të gjithë, për të ndjekur ëndrrat dhe qëllimet.
#SupportQueerBusiness