Është mbajtur trajnimi njëditor me gjyqtarë të Republikës së Kosovës, i cili u fokusua në gjuhën dhe krimet e urrejtjes dhe përndjekjen penale të tyre, konsiderimin e hershëm dhe parandalimin e gjuhës dhe krimeve të urrejtjes, diskriminimit dhe paragjykimeve karshi personave LGBTIQ+.
Duke marrë kornizën ligjore në vend si bazë kryesore të këtij trajnimi, u shqyrtuan të gjitha ligjet e Kosovës që u garantojnë dhe mbrojnë të drejtat e personave LGBTIQ+ në Kosovë dhe se si ato mund të zbatohen drejtësisht nga zyrtarët në fjalë me qëllim të trajtimit të dinjitetshëm dhe ofrimit të mundësive të barabarta për personat LGBTIQ+.
Po ashtu, përgjatë trajnimit u diskutuan edhe konceptet kryesore që u përkasin komuniteteve LGBTIQ+, kështu duke plotësuar bazën për ndjekje më teknike të gjuhës dhe krimeve të urrejtjes, si dhe si duhet trajtuar viktimat e krimeve të urrejtjes ndaj personave LGBTIQ+ dhe çfarë aftësi kryesore janë të nevojshme për të mbledhur prova të motivit të paragjykimit dhe elementet kryesore që diferencojnë krimet e urrejtjes nga krimet e zakonshme.
Ky aktivitet është mbështetur nga Norwegian Helsinki Committee dhe Norway Ministry of Foreign Affairs.