TransBalkan është një projekt fotografik dokumentar që përqendrohet në komunitetin trans në rajonin e Ballkanit, të Evropës Jug-Lindore. Autori ka udhëtuar në pjesën më të madhe të ish republikave Jugosllave, dhe gjatë rrugës është takuar më më shumë se 30 persona, të cilët jo vetëm që i fotografoi, por edhe i intervistoi. Në mesin e personave të fotografuar janë persona me kombësi të ndryshme, fe, moshë, status të gjendjes sociale, prejardhje arsimore dhe natyrisht individë në faza të ndryshme të tranzicionit të tyre personal. Synimi nuk është që të futemi në politikat e komunitetit trans, por të përqendrohemi në aspektet personale të përvojave njerëzore të këtyre individëve me qëllimin e ngritjes së vetëdijës dhe vizibilitetit për komunitetin trans në Ballkan, i cili aq shpesh keqpërfaqësohet dhe keqkuptohet në këtë pjesë të Botës.