Me datën 2 nëntor ka filluar Shkolla Vjetore e Studimeve Krahasuese të Gjinisë dhe Seksualitetit, e cila zgjati për pesë ditë dhe iu ofroi studentëve ligjerata, diskutime, punëtori, shfaqje të filmave, interpretime të ligjeve nga perspektiva gjinore e të tjera. Studentët e kësaj shkolle patën mundësinë të rrisin vetëdijen, kurreshtjen për të hulumtuar më shumë mbi gjininë dhe seksualitetin. Linda Gusia, Rozafa Berisha, Lirika Demiri, Rita Selimi, Liri Kuçi, Gresa Rrahmani dhe Bleona Kurteshi ishin ligjëruesit e këtij edicioni.
Ky program mbështetet nga Embassy of Sweden in Pristina