Arkivi i Lëvizjes LGBTI+ në Kosovë

Shkolla Vjetore e Studimeve Krahasuese në Gjini dhe Seksualitet 2022

8 Nëntor, 2023

Përfundoi me sukses Shkolla Vjetore e Studimeve Krahasuese mbi Gjininë dhe Seksualitetin.

Edhe këtë vit, qysh prej vitit 2015, CEL Kosova në bashkëpunim me Programin për Studime Gjinore dhe Hulumtim në kuadër të Universitetit të Prishtinës, organizuan Shkollën Vjetore mbi Gjininë dhe Seksualitetin.

Për gjashtë ditë me rrallë, pjësëmarrësit e kësaj shkolle patën mundësinë të mësojmë më shumë mbi gjininë dhe seksualitetin në kontekste dhe rastë të ndryshme. Programi i këtij edicioni përmbante ligjërata, diskutime, shfaqje filmash dhe prezantime nga hulumtuesë/e dhe studiues/e nga Kosova, Universiteti i Prishtiës dhe Universiteti i Bournemouth në Angli, Qendra për Zërat Rrallë të Dëgjuar.

Prezantimi nga Dr. Jayde Caudwell mbi “Sfidimin e kundërshtimeve ndaj transgjinorëve” e hapi ditën e parë të shkollës. Programi vazhdoi në ditën e dytë me ligjëratat nda Dr. Linda Gusia mbi “Konceptet kryesore rreth gjinisë dhe seksualitetit” dhe Dr. Adrian Barton mbi “Dominimin e “viktimës ideale” dhe fajësimit të viktimave”.

“Feja, Gjinia dhe Mirëqenia: Një qasje ndërsektoriale për (pa)barazitë sociale” nga Dr. Alex Fry ishte ligjërata e rradhës që e hapi ditën e tretë të Shkollës. Kurse, në ditën e katërtë dhe të pestë, u diskutua mbi “Ekonomia në hije dhe sfidat e grave në Korenë e Veriut?” me Dr Hyun- Joo Lim dhe sesionet nga Dr Francesca Gaunt që u ndanë në dy pjesë: “Eksplorimi i mizogjinisë në shekullin 21 dhe rritja e manosferës” dhe “Shkatërrimit të ‘feminitetit tradicional online në një shoqëri patriarkale dhe kapitaliste”.

Në ditën e gjashtë, pjesëmarrësit mësuan më shumë për historinë e personave transgjinorë në Kosovës përmes hulumtimit të sociologes Lura Limani.

Aktivitetet e Kësaj Shkollës u organizuan në hapësirat e Fakultetit Filofozik të Universitetit të Prishtinës dhe në bar-in e vetëm queer, Bubble Pub.

Shkolla Vjetore e Studimeve Krahasuese mbi Gjininë dhe Seksualitetin u mbështet nga Ambasada e Holandës në Kosovë dhe AFD.