CEL mbajti trajnim me zyrtarë Policor nga Prishtina dhe Mitrovica Jugore. Trajnimi ishte shumë i sukseshëm në ngritjen e vetdijësimit tek pjesëmarrësit, dhe informimit më të hollësishëm të tyre për çështjet dhe komunitetin LGBT. Gjatë trajnimit pjesëmarrësit patën mundësinë të mësojnë më shumë për personat LGBTI; si dhe mënyrën se si duhet të identifikohen dhe trajtohen rastet e dhunës dhe diskriminimit në bazë të orientimit seksual/ identitetit gjinor.
Ky trajnim u mbajt në kuadër të projektit “Shfrytëzimi i Proceseve të Integrimit në BE, për Avancimin e të Drejtave LGBT”, i cili implementohet nga Sarajevo Open Center (SOC), dhe financohet nga Departamenti i Shtetit Amerikan.