CEL organizoi një diskutim mes Policisë së Kosovës dhe personave LGBTIQ+.
Në hapësirat e Bubble Pub, personat LGBTIQ+ bashkëbiseduan me një ndër kapitenët e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kovosës, z.Sali Dragidella.
Ndër të tjera, gjatë këtij takimi u diskutua rreth angazhimit të Policisë së Kosovës në trajtimin serioz të rasteve të diskriminimit dhe dhunës ndaj personave LGBTIQ+, edukimin dhe informimin e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës rreth të drejtave LGBTIQ+ dhe krijimin e mekanizmave gjithëpërfshirës për raportim.
Falenderojmë kapiten Sali Dragidella për bashkëpunimin dhe angazhimin gradual e zinxhiror të Policisë së Kosovës!
Ky diskutim u organizua në kuadër të projektit “Together Liberated” mbështetur nga Embassy of the Netherlands in Kosovo