Arkivi i Lëvizjes LGBTI+ në Kosovë

Zbulim i Drejtësisë: Dialog për Qasje në Drejtësi për Komunitetet e Ndryshme Gjinor në Kosovë

6 qershor 10:00 - 13:00
Barabar Center, Grand Hotel, Kati IV

Promovimi i të drejtave të LGBTIQ+ në Kosovë është një luftë sfiduese për shkak të një boshllëku mes ligjeve dhe pranimit nga shoqëria. Partitë politike hezitojnë të trajtojnë këto çështje, duke çuar në migrimin e individëve LGBTIQ+. Ky diskutim synon të shërbejë si urë lidhëse, duke bashkuar individë, aktivistë dhe përfaqësues publikë për të diskutuar zbatimin e ligjeve ekzistuese, adresimin e barrierave shoqërore dhe mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve të ndryshme gjinore. Diskutimi organizohet nga Organiza Ndërkombëtare për Migracion(IOM) në bashkëpunim me Prishtina Pride.

Folës/e:

  • Naim Qelaj, Avokat i Popullit
  • Mr. Frank Power – Kryesues i Zyres se Keshillit te Evropes
  • Salih Dragidella, Përfaqësues nga Policia e Kosovës
  • Rina Kika, Avokate e të Drejtave të Njeriut
  • Rajmonda Sylbije, Drejtore e Programit, Qendra për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore – CSGD

Moderatore: Aurela Kadriu

*Eventi do të jetë i hapur për media.