Arkivi i Lëvizjes LGBTI+ në Kosovë

Shfaqja teatrale “Mrena Katër Mureve” nga Adelina Rose

6 qershor 20:00 - 22:00
Teatri Oda

“Mrena Katër Mureve”, e shkruar dhe me regji nga Adelina Rose, trajton temën e shëndetit mendor brenda personave LGBTIQ+ dhe përkeqësimin e saj nga shkeljet e të drejtave të njeriut në baza të identitetit. Si një perspektivë unike personale, “Mrena Katër Mureve” ekspozon dhunën dhe urrejtjen, e pasojat që këto fenomene kanë tek individët LGBTIQ+.  Njëkohësisht kjo shfaqje feston solidaritetin dhe dashurinë ndërmjet personave LGBTIQ+.

*Eventi do të jetë i hapur për media.