Arkivi i Lëvizjes LGBTI+ në Kosovë

Java e Krenarisë 2026

3 Korrik, 2026

BARAZI OSE REVOLTË!

Të veprosh është më e vështirë se të flasësh. Asnjëra, megjithatë, nuk duket se mund të jetësohen pa njëra tjetrën.

Ne kemi vendosur të veprojmë, tash e dhjetë vite me Javën tonë të Krenarisë, një institucion në vete që i ka mbijetuar të gjitha zhvillimeve sociale, politike, kulturore e akademike në Kosovë.

Këtë vit, kërkesat tona janë ato që kanë qenë gjithmonë, por më të forta, të vendosura mbi themelin e aktivizmit tonë që nuk do të përulet para propagandave të individëve e grupeve të ndryshme. Barazi ose Revoltë – slogani i edicionit të këtij viti të Javës së Krenarisë mund të lexohet në shumë forma: si një thirrje për vendosjen tonë në jetën publike, si një apel për të na ftuar aty ku merren vendimet e mëdha për jetën tonë dhe të shokëve e shoqeve tona, si një protestë për sulmet fizike e llafet urrejtëse që na adresohen në baza ditore, si një tjetër festim i ekzistencës sonë e cila, si çdo ekzistencë tjetër, nuk kërkon dhe as nuk pret pranim ose legjitimim.

Ne kemi folur e do të flasim, përmes veprave e përmes angazhimit tonë të palodhshëm ndaj të drejtave të komuniteteve LGBTIQ+ në Kosovë. Kur mbron një njeri, po mbron një njerëzim të tërë. Kur mbron një të drejtë njerëzore, po çon tutje vetëdijen e botës. Në momentumin e shoqërisë kosovare dhe asaj botërore, një avokim si ky i yni nënkupton një bashkim për barazi, drejtësi, trajtim të barabartë në çdo derë të hapësirë sonë shoqërore.

Ne po angazhohemi për funksionalizimin e strehimores së sigurtë për personat LGBTIQ+ që përballen me dhunë apo përjashtim; për njohjen ligjore të partneritetit të të njëjtit seks dhe mbrojtjen e familjeve tona; për qasje të barabartë në shërbime shëndetësore dinjitoze dhe pa diskriminim; për një arsim gjithëpërfshirës që nuk hesht mbi identitetet tona; për mbrojtje efektive nga gjuha e urrejtjes dhe dhuna. Lista është e gjatë, aq sa edhe forca jonë.

Prishtina Pride Week 2026
Barazi ose Revoltë!
1–5 qershor 2026 | Prishtinë

1 QERSHOR

17:00–18:00
Performancë: Silver Reflection
Sheshi Adem Jashari, Prishtinë
Performancë publike nga HAVEIT.

18:00–19:00
Hapja zyrtare e Javës së Krenarisë
Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës, Prishtinë

21:00–00:00
Let’s Pride
Juno’s Social Hub, Prishtinë
Mbrëmje hapëse me muzikë, performancë me kitarë nga Doruntinë dhe DJ set nga Vesë.

2 QERSHOR

15:20–16:20
Intervenim artistik: Anatomy of Silence
Oborri i Ministrisë së Arsimit, Prishtinë
Performancë nga Agnes Nokshiqi dhe Donikë Ahmeti.

20:00–22:00
Shfaqje teatrale: The Vagina Monologues and Other Heretical Monologues
Salla e Kuqe, Prishtinë

21:00–00:00
Video-projeksion: Lights of the Parade
Kafet e Rakisë, Prishtinë
Instalacion publik nga Kaltrina Berisha.

3 QERSHOR

12:00–15:00
Queer Brunch
Kometë, Ulpianë, Prishtinë
Hapësirë e hapur për komunitetin queer, miqtë dhe aleatët/et, me muzikë nga Erleta dhe board games.

17:00–18:00
Performancë artistike: Two Bodies
Kometë, Ulpianë, Prishtinë
Performancë nga Ms. Indefinite.

4 QERSHOR

10:00–12:00
Konferenca e Javës së Krenarisë: 10 vjet krenari, rezistencë dhe veprim
Sirius Hotel, Prishtinë

19:00–22:00
Ekspozitë kolektive: Normal Love
Ish-Biblioteka Hivzi Sylejmani – CNP, Prishtinë

5 QERSHOR

11:30–12:45
Parada e Krenarisë 2026: Barazi ose Revoltë!
Sheshi Skënderbeu, Prishtinë
Mbledhja fillon në 11:30, ndërsa Parada në 12:00.

12:45–14:00
Koncert: Adelina Ismaili
Biblioteka Kombëtare, Prishtinë

23:00–06:00
Revolt on the Dancefloor
Bubble X
Mbrëmja përmbyllëse e Pride Week 2026 me performanca, muzikë, drag dhe DJ sets.