Në edicionin e saj të gjashtë, Java e Krenarisë, nëpërmjet sloganit “EDHE N’SHTET,
EDHE N’FAMILJE” ka pasqyruar praninë dhe ekzistencën e mohuar të personave
LGBTQI+ si në shtet, ashtu edhe në familje.
Në një vend ku shoqëria dhe familja në thelb janë heteronormative dhe
patriarkale, është detyrë e shtetit që të krijoj siguri për personat të cilët nuk
ndihen të sigurt nga mendësia shtypëse e cila prodhohet nga këto dy institucione.
Partitë politike, qeveria dhe presidenca në anën tjetër nuk i kanë prioritet të
drejtat LGBTIQ+, përkundrazi personat queer përdoren nga ta për të arritur në
pushtet. Në njërën anë tregohen progresiv në tryeza të mbyllura me
ndërkombëtarë e shoqëri civile, në anën tjetër tentojnë t’i largohen sa më shumë
temave të orientimit seksual dhe identitetit gjinor në fushata e komunikim me
votuesit.
Në vitin 2022, Parada e Krenarisë, përveç festimit, është konsideruar si rezistencë
paqësore për të adresuar çështje të situatës aktuale të personave LGBTQI+.