Arkivi i Lëvizjes LGBTI+ në Kosovë

Java e Krenarisë 2021

1 Nëntor, 2024

Java e Krenarisë 2021 u mbajt më 28 qershor – 1 korrik, ku nëpërmjet sloganit
“Bashkë dhe Krenarë” bëri thirrje për solidaritet, barazi, drejtësi dhe ndryshim
shoqëror.

Bashkë – sepse vetëm të bashkuar mund të arrijmë të krijojmë një shoqëri të
barabartë dhe të dinjitetshme për të jetuar; Krenarë – sepse personat LGBTQI+
janë pjesë e pashmangshme e çdo segmenti shoqëror, dhe krenarë me orientimin
dhe identitetin e tyre.

Përgjatë kësaj jave u organizuan një sërë evenimentesh/aktivitetesh, përfshirë
këtu:

· Hapja zyrtare e Javës së Krenarisë 2021 në ndërtesën e Qeverisë nën
patronazhin e Zyrës për Qeverisje të mirë, të Drejtat e Njeriut, Mundësi të Barabarta dhe
Kundër Diskriminimit – Zyra e Kryeministrit.
· Evenimenti “Let’s Pride” që shënoi hapjen jozyrtare të Javës së Krenarisë për
të festuar diversitetin e personave LGBTQI+;
· Konferenca “Kodi Civil dhe Gjithëpërfshirja: Martesat e Seksit të Njëjtë”, me
panelin e parë “Qasja institucionale lidhur me Draft Kodin Civil” dhe panelin e
dytë “Perspektiva ndërkombëtare në të drejtën për martesën e seksit ë njëjtë”;
· Diskutim: “Gratë lezbike, biseksuale, trans dhe queer në lëvizjen LGBTI+”;
· Natë filmi: “Holy Mess”;
· Performanca “A je çikë, a djalë!?”;
· Nata e performancave drag: “Balkan Ballroom”;
· Diskutim: “Shëndeti mendor në kushtet e pandemisë”;
· Ekspozita “Lule, mos më harro” nga Petrit Halilaj dhe Alvaro Urbano;
· Shfaqje teatrale: “Unë jam vetë grua”;
· Parada e Krenarisë.