Arkivi i Lëvizjes LGBTI+ në Kosovë

Ekspozita “4 muret tona”

6 qershor 17:00 - 17:00
Barabar Center, Grand Hotel, Kati IV

Dy artiste nga Serbia, Jelena Vasiljevic dhe Minja Pavlovic, vijnë në Prishtinë për të shpalosur ekspozitën e tyre “4 muret tona”. Kjo ekspozitë, e shfaqur edhe në Serbi, vjen si kritikë e mungesës së hapësirës për ekspozim të artit të realizuar nga kreatorët dhe artistët LGBTIQ+ pavarësisht numrit në rritje të galerive të artit dhe qendrave kulturore në Serbi. Ka qenë arti ai i cili gjithmonë ka qenë sinonim me lirinë, reflektimin mbi realitietin, dhe ngritjen e pytjeve duke u munduar të marrim përgjigje. Tutje përmes kësaj ekspozite artistet queer kritikojnë mungesën e të drejtave dhe kornizës ligjore që i pranon, i kupton dhe i toleron lidhjet tona.

Shënim: Kjo ekspozitë do jetë e hapur nga data 6 deri më 8 qershor.

*Eventi do të jetë i hapur për media.