7 shtator 2023
CEL Kosova, CSGD, YIHR KS, QKSGJ dhe CRD, e kundërshtojnë emërimin e z. Xhelajdin Krasniqi në pozitën e Zëvendësuesit të Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS). Z. Krasniqi në një deklaratë në rrjetin social Facebook ka cilësuar personat LGBTI+ si degjenerim të skajshëm dhe ka bërë thirrje për vrasje dhe përdhunim të individëve LGBTI+. Komentet dhe qëndrimet homofobike nuk kanë vend në pozitat drejtuese, veçanërisht brenda Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit – si institucioni më i lartë shtetëror kompetent për çështjet kulturore – ku do duhej të mbrohej e promovohej diversiteti dhe përfshirja. Andaj është e papranueshme që një person me qëndrime të tilla të jetë në një pozitë publike ku mirren shumë vendime të rëndësishme kulturore për shoqërinë. Individë të tillë mund të sjellin perspektiva diskriminuese që mund të ndikojnë negativisht në proceset e vendimmarrjes. Për të siguruar që politikat dhe vendimet kulturore të kësaj Ministrie janë të drejta, gjithëpërfshirëse dhe respektojnë të drejtat e të gjithë qytetarëve, është thelbësore të caktohen individë që mbështesin këto vlera dhe të kenë një angazhim të demonstruar për të promovuar një shoqëri të larmishme dhe të pasur kulturore. Është shqet Zëvendësuesit të Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit shqetesuese të shohësh një zgjedhje të tillë të bërë nga Ministria, pasi ajo dërgon një mesazh që bie ndesh me parimet e barazisë, mosdiskriminimit dhe gjithëpërfshirjes që janë në thelb të një shoqërie të drejtë dhe progresive. Ky emërim e bën një nga institucionet më të rëndësishme shtetërore të paqasshme për komunitetet LGBTI+. I bëjmë thirrje MKRS-së që të shfyqizojnë këtë emërim duke marrë parasysh deklaratat e mëparshme të z.Krasniqi. Është detyrë thelbësore që insitucionet tona të përkushtohen për të respektuar të drejtat të njeriut dhe parimin e mosdiskriminimit dhe gjithëpërfshirjes për të gjithë qytetarët, ashtu edhe siç e kërkojnë Kushtetuta dhe ligjet në Kosovë. Ne e dënojmë kategorikisht çdo formë diskriminimi, homofobie, transfobie, apo fjalim të urrejtjes që targeton komunitetet LGBTI+ ose ndonjë grup të tjerë të margjinalizuar. Retorika e tillë shërben vetëm për të përhapur ndarje, frikë dhe jotolerancë. Ne besojmë thellësisht në fuqinë e dialogut dhe aktivizmit për të sfiduar paragjykimet dhe për të ndërtuar ura të kuptimit.