Arkivi i Lëvizjes LGBTI+ në Kosovë

Thirrje per aplikim – Zyrtar/e të komunikimit

17 Prill, 2024

CEL Kosova kërkon një (1) individ të përkushtuar dhe të pasionuar për t’iu bashkuar ekipit tonë si Zyrtar/e e/i Komunikimit.

Detaje rreth pozicionit:

Vendi: Prishtinë

Data e fillimit: 1 Maj 2024

Statusi: Orar i plotë

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

  • Menaxhimi imazhit dhe reputacionit publik të organizatës duke krijuar njoftime për shtyp dhe duke iu përgjigjur pyetjeve të medias.
  • Menaxhimi i rrjeteve sociale ku përfshihen: zhvillimi dhe zbatimi strategjive të mediave sociale për të rritur ndërgjegjësimin, për të angazhuar mbështetës dhe për të promovuar fushatat dhe ngjarjet e organizatës nëpër platforma të ndryshme.
  • Krijimi i përmbajtjes për postime, video dhe grafika që komunikojnë misionin, vlerat, arritjet e organizatës dhe promovimin e ngjarjeve apo mundesive te reja për angazhim në organizatë. 
  • Menaxhimi i web faqes te CEL Kosova kur perfshin përditësimi i web faqes të organizatës për t’u siguruar që të mbetet aktual, i përshtatshëm për përdoruesit dhe reflektues i qëllimeve dhe aktiviteteve të organizatës.
  • Zhvillimi i fushatave për avokim, iniciativat dhe ngjarjet.
  • Nxitja e marrëdhënieve me anëtarët e komuniteteve, organizatat partnere dhe mbështetësit për të përforcuar mesazhin e organizatës dhe për të arritur audienca të reja.
  • Zhvillimi i raporteve statistikore rreth efektivitetit te postimeve per aktivitete, deklarata per shtyp etj. 
  • Prodhimi i materialeve promovuese për CEL Kosova, postera, fletëpalosje, video të shkurtra, etj.;

Kualifikimet kryesore:

  • Diplomë Bachelor në Shkenca Sociale ose Marketing dhe Komunikim;
  • Të paktën një vit përvojë pune në fushën e komunikimit dhe marrëdhënieve me publikun;
  • Së paku një vit përvojë pune në OJQ ose organizata të tjera;
  • Njohuri për kontekstin social dhe politik të Kosovës;
  • Njohuri për trajtimin dhe kuptimin e çështjeve LGBTI+ në Kosovë dhe rajon si dhe një përkushtim për avancimin e të drejtave dhe barazisë LGBTQI+ është një plus. 
  • Aftësi të shkëlqyera të të folurit dhe të shkruarit në shqip dhe anglisht, ndërsa gjuha serbe është një avantazh;
  • Aftësi të shkëlqyera kompjuterike;
  • Afësi të dizajnit digjital por edhe për produkte për printim;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe ndërpersonale;
  • Aftësia për planifikim të detyrave sipas afateve kohore të dakorduara;
  • Të vetë-motivuar dhe të pasionuar për të kontribuar në rritjen e organizatës;
  • Gatishmëri për të punuar në një mjedis pune të larmishëm dhe dinamik.

Si të aplikoni:

Dërgoni dokumentet e mëposhtme në info@cel-ks.org me subjekt “Aplikim për Zyrtar/e të Komunikimit”:

  • CV
  • Letër motivuese
  • Shembuj të punës së mëparshme (postime grafike, video, blog, artikuj etj.) nëse është e aplikuesheme
  • Dy kontakte referimi

Afati i fundit: 28 Prill 2024
Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen për intervistë.