Ne, CEL Kosova, organizatë joqeveritare e përkushtuar fuqishëm ndaj mbrojtjes dhe avancimit të të drejtave të njeriut, me fokus të veçantë në të drejtat e komuniteteve LGBTIQ+, hapim kësisoj thirrjen për aplikime për pozitën e praktikantit/es, me pagesë.
Inkurajojmë aplikime nga të gjithë personat e interesuar, ata/ato që e konsiderojnë veten pjesë të komuniteteve LGBTIAQ+.
Rreth praktikës:
Pozicioni: Praktikant/e, me pagesë
Kohëzgjatja: 1 gusht – 31 dhjetor 2026
Vendndodhja: Prishtinë
Orari: Gjysmë orari
Çka presim prej praktikantit/es:
– Mbështetje në organizimin e ngjarjeve tona, trajnimeve shumë interaktive që organizojmë dhe fushatave ndërgjegjësuese;
– Angazhim në aktivitetet e përditshme të CEL Kosova që promovojnë të drejtat dhe mirëqenien e personave LGBTIQ+;
– Kryerje të analizave tematike mbi çështje që prekin komunitetet queer në Kosovë, me ndihmën e stafit aktual në CEL Kosova.
Çka duhet me pasë ti si praktikant/praktikante e CEL Kosova:
– Interesim të thellë për të drejtat e njeriut dhe çështjet LGBTIQ+;
– Aftësi të mira komunikuese dhe bashkëpunuese;
– Aftësi të shkëlqyera në shkrim dhe komunikim në gjuhën shqipe;
– Njohuri të gjuhës angleze, me fokus në të shkruar dhe komunikim;
– Të jesh i/e moshës 18 – 30 vjeç.
Çfarë përfiton:
– Përvojë praktike në fushën e avokimit për të drejtat e njeriut;
– Mundësi për të punuar përkrah profesionistëve dhe aktivistëve të fushës;
– Angazhim në projekte me ndikim konkret në komunitetet LGBTIQ+ në Kosovë;
– Njohje me mënyrën e funksionimit të një organizate për të drejtat e njeriut dhe me proceset e punës në sektorin civil;
– Referencë profesionale në përfundim të praktikës.
– Pagesë që diskutohet gjatë intervistimit, për ata që arrijnë te ajo fazë
Të gjithë të interesuarit/at janë të ftuar të dërgojnë:
– CV deri në 2 faqe
– Letër motivuese, 1 faqe, ku e përshkruan interesimin tënd
në adresën: info@cel-ks.org
Afati i fundit për aplikim: 20 korrik 2026
Ju lutem, në subjekt të emailit shkruani: “Aplikimi për praktikë – CEL Kosova”
Kandidatët/et e përzgjedhur/a do të ftohen për intervistë. Ata që nuk pranohen poashtu do të lajmërohen me email
Bashkohuni me ne në misionin për një shoqëri më gjithëpërfshirëse, të drejtë dhe të barabartë për të gjithë!
Presim me padurim aplikimet!
Për pyetje dhe sqarime: info@cel-ks.org