Arkivi i Lëvizjes LGBTI+ në Kosovë

SHKOLLA VERORE – Thirrje për aplikim

14 Maj, 2020

Gjinia dhe Seksualiteti

1-8 Qershor

Thirrje për aplikim.

Për shkak të rrethanave dhe kufizimeve të krijuara nga COVID-19, këtë vit, shkolla verore do të mbahet online përderisa ne do të vazhdojmë të ofrojmë një mjedis  mbështetës mësimor dhe të ndërtojmë një komunitet praktikash lidhur me gjininë, të drejtat seksuale dhe drejtësinë shoqërore. Në veçanti, ne motivohemi nga nevojat dhe interesat e studentëve tanë, të cilët gjithnjë e më shumë janë duke gjetur korniza feministe të domosdoshme dhe kuptimplote në kohë krize.

Datat e pjesëmarrjes: 1-8 qershor 2020; vetë-studimi përgatitor online fillon më 28 maj 2020.

Ligjëratat, seminaret dhe punëtoritë udhëhiqen nga studiues të Universitetit të Prishtinës, Universitetit “Bournemouth” dhe Institutit të Teknologjisë “Rochester” – Kosovë, dhe aktivistë mbi gjininë dhe të drejtat e njeriut (Bosnje, Kosovë).

Ne ftojmë studentë të nivelit bachelor që studiojnë shkenca sociale, shkenca humane si dhe shkenca natyrore dhe aktivistë dhe praktikues të interesuar mbi gjininë dhe seksualitetin.

Përgjatë kursit, pjesëmarrësit do të zhvillojnë projekte (format do të ndryshojnë: artikull, blog, video, poster, etj.) dhe do të marrin mbështetje për kostot e prodhimit.

Kursi fillon me rishikimin e koncepteve, përkufizimeve dhe praktikës kritike në fushat më të gjera të studimeve gjinore, feministe dhe queer. Ne do të bëjmë një studim të disa teorive dhe metodologjive kryesore feministe (materialiste, poststrukturaliste, queer dhe postkolonialiste).

Më pas, ne do t’i ekspozohemi perspektivave dhe debateve të ndryshme disiplinore duke përfshirë tema të feminizmit dhe riprodhimit shoqëror, përfaqësimit dhe ndërthurjeve të gjinisë, seksit, racës dhe klasës, globalizimit dhe punës, cenueshmërisë dhe agjencisë. Përveç dy sesioneve me leksione/punëtori nga studiues të ftuar, ne gjithashtu do të zhvillojmë sesione me pyetje dhe përgjigje me autorë të ftuar.

Si të aplikoni:
Ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe një letër motivuese me 300-350 fjalë duke sqaruar pse dëshironi të merrni pjesë në këtë kurs.

Ju lutemi dërgoni e-mail në upg@uni-pr.edu (tema/subject: Aplikimi për Shkollë Verore) deri më 24 maj 2020. Ju do të pranoni një njoftim deri më 27 maj 2020.

USAID Advocacy Training and Resource Center – ATRC @Youthartivistsforchange