Pas diskutimit të transmetuar në Klan Kosova mbi të ashtuquajturin “shërim të homoseksualitetit”, ne, organizatat e shoqërisë civile, reagojmë ndaj hapësirës që u jepet qëndrimeve stigmatizuese dhe pretendimeve të pabazuara shkencërisht në mediat tona.
Përzgjedhja e të ftuarve është përgjegjësi editoriale. Mediat nuk mund të shmangin përgjegjësinë për mënyrën se si u japin hapësirë dhe ndikim publik deklaratave që cenojnë dinjitetin e personave LGBTIQ+.
Homoseksualiteti nuk është sëmundje dhe të drejtat e njeriut nuk janë çështje opinionesh.
U bëjmë thirrje Klan Kosovës dhe të gjitha mediave në Kosovë që të vendosin profesionalizmin, faktet shkencore dhe respektimin e të drejtave të njeriut mbi senzacionalizmin.