Me 10 tetor, të enjten, po nisim me seritë ‘Queer Talks’ – një format i ri i bisedave intime e interaktive dhe socializimit me njëri-tjetrin.
Nën moderimin e Agon Rexhepit, aktorja Rina Krasniqi po na merr në një rrugëtim personal të karrierës së saj, identitetit dhe seksualitetit. Me qëllimin e krijimit të një ambienti të rehatshëm, joformal por edhe më personal, hajdeni po mbledhemi në Bubble Pub prej orës 20:00 e po knaqemi së bashku tuj fol e tuj qeshë.
Ky aktivitet mbështetet nga Global Fund for Women.