Të dashur miq,
Ambasada Holandeze në Kosovë shprehë kënaqësinë të njoftojë që sot u nënshkrua kontrata e re,- projekti Matra “Përmirësimi i gjendjes së komuniteteve LGBTI në Kosovë!”
Projekti fillon në nëntor 2016 dhe do të zgjasë përafërsisht dy vite.
Të pranishëm gjatë nënshkrimit të kontratës ishin: Cel Kosovo, Radio Urban Fm, Kosovo Youth Council dhe Kosovo Health Foundation.
Shpresojmë në bashkëpunim të frytshëm në këtë projekt të rëndësishëm.