“Manuali i Praktikës Psikologjike me Klientët/et Lezbike, Gej, dhe Biseksual/e”; i publikuar nga Qendra për Liri dhe Barazi të Komunitetit LGBT në Kosovë (CEL Kosova), u prezantua në “Orion- Conference Center”.
Manuali iu ofron psikologëve informata dhe vegla bazike për këshillimin e personave lezbike, gej dhe biseksual/e (LGB), në fushat e vlerësimit, intervenimit, identitetit, dhe marrëdhënieve. Si i tillë ai iu shërben psikologëve gjatë ofrimit të praktikës afirmuese për lesbike, gej, dhe biseksual/e.
Ky manual u mundësua nga Programi i Angazhimit për Barazi (E4E), i financuar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar – USAID dhe implementuar nga Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim – ATRC.