🏳️🌈 Para plot studentëve e profesorëve, kemi prezantuar këtë javë hulumtimet e realizuara nga studentët e Universitetit të Prishtinës, në tema që eksplorojnë identitetet queer në Kosovë.
Jemi të lumtur që pesë hulumtime të thella, mentoruar nga profesorë të Universitetit të Prishtinës, janë rezultat i frytshëm i kësaj nisme.
Blert Morina, drejtor ekzekutiv në CEL Kosova, para të pranishmëve ka treguar për rëndësinë e shpalosjes së hulumtimeve të tilla për të vënë dritë mbi realitetet e ndryshme të komuniteteve LGBTIQ+. Bekim Baliqi, Dekan i Fakultetit Filozofik, në fjalën e tij të hapjes potencoi rëndësinë që ky institucion i jep lirisë së fjalës por edhe hulumtimit që e sjellë në pah të vërtetën mbi komunitetet LGBTIQ+.
Të gjitha hulumtimet i gjeni në këtë link: https://cel-ks.org/publikimet/
Ky aktivitet si dhe bursa prej nga dalin këto hulumtime mbështeten nga European Union in Kosovo.



