“I Am Breaking My Heart” është projekt i realizuar nga artisti dhe aktivisti i ri Leart Rama. Ai kishte punuar për këtë projekt për dy vjet, duke analizuar fytyrat dhe emocionet e njerëzve. Ai kombinoi në mënyrë të përsosur videot, efektet vizuale dhe efektet audio për të përfunduar performancën e tij “I Am Breaking My Heart”, të cilën e interpretoi në Kino Armata në Prishtinë.
Kjo performancë audio-vizuele është organizuar në kuadër të mini-granteve të akorduara nga projekti Youth Artivists for Change mbështetur nga Ministria e Punëve të Jashtme të Holandës, menaxhuar nga Stichting art. 1 dhe implementuar nga Cel Kosova.