Arkivi i Lëvizjes LGBTI+ në Kosovë

Nata e Çikave, një tjetër mundësi fuqizimi!

🏳️‍🌈 Patëm një natë të këndshme, plot çika e informata që na ndihmojnë të kujdesemi për veten. Të premten, më 12 shtator, u mblodhëm në @_komete_ për të kaluar kohë së bashku në ambientet e një hapësire feministe. Përmes @linja_e_jetes na u tregua se si funksionon platforma që mbështet qytetarët në shëndetin e tyre mendor.

🏳️‍🌈 CEL Kosova shpërndau disa pamfleta që informojnë për mirëqenien tonë dhe mënyrat se si mund të jetojmë jetën tonë duke punuar me brendësinë tonë.

🏳️‍🌈 Ky aktivitet mundësohet nga @swedeninkosovo dhe realizohet tash e disa vite me shumë dashuri nga ekipi i CEL Kosovës.