Aksioni rrugor solli historitë e sfidave me të cilat përballen personat LGBTQI+. Këto histori të vetëpranimit treguan rezistencën që kanë njerëzit LGBTQI+ në një vend ku shoqëria dhe familja janë në thelb heteronormative dhe patriarkale. Nëpërmjet këtyre tregimeve u festuan familjet që kanë pranuar fëmijët e tyre LGBTQI+ dhe familjet e zgjedhura. Këto histori ishin një protestë kundër familjeve që shtypnin fëmijët e tyre.