Arkivi i Lëvizjes LGBTI+ në Kosovë

Hapja e Ekspozitës “Mos”

“Mos” është një ekspozitë e bërë nga artistë të rinj bashkëkohorë Norë Potera & Ardhmëria Bregovina, dhe përfshin disa disiplina arti, duke filluar nga tregimi i storieve, video-dokumentari, piktura dhe instalimi. Ekspozita përqendrohet në temën e roleve të grave dhe vajzave gjatë gjithë historisë së Kosovës. Dy pikturat e mëdha të Norë Potera në ekspozitë tërhoqën shumë vëmendjen e publikut. Pikturat kishin shkrime mbi to të marra nga libra të vjetër dhe këngë të dasmave të vjetra nga historia e Kosovës, dhe artistja ishte mjaft e guximshme për t’i revolucionuar ato dhe t’i çonte në një nivel krejt të ri. Video dokumentari i Ardhmendie Bregovina i cili përfshin regjistrimin audio të saj, ku ajo rrëfente tregimin personal të saj dhe nënës së saj gjatë agresionit serb të 1999 në Kosovë, dhe sfidat që kaluan ato si gra/vajza, ishte një vepër prekëse e realizuar shumë mirë.

Kjo ekspozitë është organizuar në kuadër të mini-granteve të akorduara nga projekti Youth Artivists for Change mbështetur nga Ministria e Punëve të Jashtme të Holandës, menaxhuar nga Stichting art. 1 dhe implementuar nga CEL Kosova.