Category: Uncategorized

  • Ligjëratë për Barazi: Të Drejtat dhe Sfidat e Komuniteteve LGBTI+

    Ligjëratë për Barazi: Të Drejtat dhe Sfidat e Komuniteteve LGBTI+

    🌈 Në Departamentin e Psikologjisë të Fakultetit Filozofik, Rina Braimi – Drejtoreshë e Programeve në CEL Kosova mbajti një ligjëratë të hapur mbi sfidat, historinë dhe të drejtat e komuniteteve LGBTI+ në Kosovë.

    Diskutimi solli perspektiva të rëndësishme mbi përfshirjen sociale, shëndetin mendor dhe rëndësinë e solidaritetit në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë për të gjithë. Faleminderit Fakultetit Filozofik për mundësinë, dhe studentëve për kërshërinë e tyre të vazhdueshme.

  • Apliko në trajnimin për Video Editing!

    Apliko në trajnimin për Video Editing!

    Mësoje Video Editing si një Pro! 🎬

    CEL Kosova vazhdon me bashkëpunu me ROI Academy për trajnimin e radhës në Video Editing.

    botën dixhitale të sotme, përmbajtja video mbizotëron në rrjetet sociale, marketing, edukim dhe aktivizëm. Montazhi i videove është një aftësi thelbësore për të përcjellë mesazhin tënd dhe për të angazhuar audiencën. Kurrë si dihet jetës 😃

    Apliko deri me 3 mars! Të presim, e veç suksese!

    Linku i Aplikimit: https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSf7Adr5-rzbD92fM2LlLpoigTRA9hhfbU4C5_Gf5YPkam-6uQ/viewform

  • PZAP thotë se gjuha e Koalicionit për Familje është në kundërshtim me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe e dënon atë me 5,500 EUR tjera

    PZAP thotë se gjuha e Koalicionit për Familje është në kundërshtim me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe e dënon atë me 5,500 EUR tjera

    Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa e ka shqiptuar gjobën e gjashtë ndaj Koalicionit për Familje për deklaratat anti LGBTI+, në vlerë prej 5,500 EUR. Në këtë vendim, Paneli Zgjedhor ka përkufizuar gjithashtu se çka i bjen liria shprehjes sipas Konventës Evropiane për të Drejta të Njeriut dhe si mund të përdoret ajo.

    “Në nenin 10, paragrafi 1, të Konventës Evropiane për të Drejta të Njeriut, i cili thotë: “Çdo person ka të drejtën e lirisë  së shprehjes…”, ndërsa në paragrafin 2 të nenit 10 të Konventës ndër të tjera thuhet se “Ushtrimi i këtyre lirive, që përmban detyrime dhe  përgjegjësi, mund t’u nënshtrohet disa formaliteteve, kushteve, kufizimeve ose sanksioneve të parashikuara nga ligji që, në një shoqëri demokratike, përbëjnë masat e nevojshme … për mbrojtjen e dinjitetit ose të drejtave të të tjerëve...”, shkruhet ne vendim.

    Ndër të tjera, Paneli i përbërë nga gjyqtarët Bujar Muzaqi si kryesues, Hajriz Hoti dhe Violeta Husaj si anëtarë, me rastin e vendosjes si në dispozitiv të këtij vendimi morri për bazë edhe vendimin e Gjykatës Evropiane për të Drejta të Njeriut: Sanchez kundër Francës, në të cilin vendim, thuhet se: “Megjithatë, liria e debatit politik mund të kufizohet për të penalizuar apo edhe parandaluar të gjitha format e shprehjes që propagandojnë, inkurajojnë, nxisin ose justifikojnë urrejtjen e bazuar në intolerancë...”.

    Paneli, pas shikimit të shkresave të ofruara si provë materiale për ankesë nga organizatat jo-qeveritare Dylberizm dhe CEL Kosova – deklarata të bëra nga kandidatët e Koalicionit për Familje, Fatmir Smajli  dhe Eman Rrahmani, gjatë fushatës zgjedhore të cilat janë publikuar me video në rrjetin social Facebook – ka gjetur se përdorimi i gjuhës së këtyre kandidatëve është në kundërshtim me Kodin e Mirësjelljes. Sjelljet e tilla, sipas PZAP-së, minojnë procesin demokratik dhe promovimin e zgjedhjeve të lira e të drejta.

  • Supremja e hedh poshtë ankesën e Koalicionit për Familje, ndërsa PZAP-ja ia shqipton edhe gjobën tjetër në vlerë prej 7600€

    Supremja e hedh poshtë ankesën e Koalicionit për Familje, ndërsa PZAP-ja ia shqipton edhe gjobën tjetër në vlerë prej 7600€

    Gjykata Supreme e ka rrëzuar sot ankesën e Koalicionit për Familje kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) për ta gjobitur këtë subjekt politik shkaku i gjuhës së urrejtjes ndaj komunitetit LGBTI+. Ndërsa të dielën, pas ankesës së paraqitur nga CEL Kosova dhe Dylberizm, PZAP-ja ia shqiptoi edhe një gjobë tjetër në vlerë prej 7.600 EUR Koalicionit për Familje për shkak të nxitjes dhe përdorimit të gjuhës së urrejtjes kundër dylberave.

    Gjykata Supreme ka nxjerrë sot vendimin e radhës ku ka hedhur poshtë si të palejuar ankesën e subjektit politik Koalicioni për Familjen dhe e detyron këtë koalicion që gjobën ta paguaj në afat prej 15 ditëve.

    Arsyeja që e ka dhënë gjykata për hedhjen e kësaj ankese është se gjoba nuk kalon vlerën prej 5.000 EUR, sa është minimumi i gjobës ndaj të cilit mund të ushtrojnë ankesë palët sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme.

    “Ankesa në Gjykatën Supreme të Kosovës mund të paraqitet brenda dyzet e tetë (48) orëve nga pranimi i vendimit të PZAP-së, në rast se gjoba e përfshirë është më e lartë se pesë mijë EUR (5.000 €)”, shkruhet ne vendimin e gjykatës.

    Kurse të dielën, PZAP-ja ka pranuar si të bazuar ankesën e organizatave CEL Kosova dhe Dylberizm ndaj Koalicionit për Familjen për shkak të shkeljes së Kodit të Mirësjelljes, të cilët kanë bërë deklarata të cilat përmabjnë gjuhë nxitëse dhe stigmatizuese ndaj dylberave dhe i ka shqiptuar dënimin me gjobë në lartësi prej 7.600 EUR.

    Ashtu si në gjobitjet paraprake nga PZAP, edhe në këtë vendim thekson se “Kodi i Mirësjelljes i detyron të gjitha subjektet politike, kandidatët, anëtarët e subjekteve dhe mbështetësit e tyre që ta respektojnë këtë kod me qëllim të krijimit të kushteve që gjatë periudhës se fushatës, veprimet e subjekteve politike të jenë në një atmosferës të tolerancës, demokracisë, paqes dhe respektit të sundimit të ligjit”.

    PZAP-ja ka vlerësuar faktin se deklaratat e kandidatëve Eman Rrahmani dhe Asdren Bytyqi janë të postuara në rrjetin social Facebook, prandaj sipas Panelit, përdorimi i gjuhës së tillë ka për qëllim ofendimin, denigrimin dhe njëherit shihen si shprehje me ngjyrime përçmuese.

    Njashtu, PZAP thekson se përdorimi i fjalëve si “turp” dhe “marre” për të sulmuar individë, grupe ose organizata të caktuara, mund të krijojnë një atmosferë të pasigurt dhe të ndarë, duke shkelur parimet e një fushate pozitive dhe të respektueshme.

  • PZAP e dënon Koalicionin për Familje edhe me 7.500€ gjobë

    PZAP e dënon Koalicionin për Familje edhe me 7.500€ gjobë

    Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa shqiptoi gjobën e katërt për Koalicionin për Familje në vlerë prej 7.500 eurosh shkaku i gjuhës anti-LGBTI+. Edhe ky dënim i marrë të premten, si tre të kaluarit, iu shqiptua subjektit politik të udhëhequr nga Eman Rrahmani për shkak të përdorimit të gjuhës së urrejtjes ndaj dylberave dhe krijimit të një ambienti të pasigurtë për dylberat. Deri më datën 31 janar, PZAP-ja i ka shqiptuar katër dënime në vlerë të përgjithshme prej 24.000 eurosh.

    Në vendimin e PZAP thuhet se “Fushatat zgjedhore duhet të zhvillohen në një ambient të ndershëm dhe të drejtë, duke respektuar të drejtat dhe dinjitetin e të gjithë qytetarëve dhe grupeve shoqërore. Shprehjet qe përdorin fjalë si “turp” dhe “marre” për të sulmuar individë, grupe apo organizata të caktuara mund të krijojnë një atmosferë të pasigurt dhe të ndarë, duke shkelur kështu parimet e një fushate pozitive dhe të respektueshme”.

    Vendimin e plotë e gjeni këtu.

  • Bëhu pjesë e CEL Kosova – Praktikant/e

    Bëhu pjesë e CEL Kosova – Praktikant/e

    CEL Kosova, një organizatë udhëheqëse e përkushtuar ndaj avancimit të të drejtave të njeriut dhe mbrojtjes së të drejtave të komuniteteve LGBTI+, shpall thirrjen e hapur për një pozitë praktike.

    Kush mund të aplikojë?
    CEL Kosova inkurajon të gjithë kandidatët/et e kualifikuar/a të aplikojnë, pa dallim gjinie, orientimi seksual, race, etnie apo religjioni.

    Detajet e praktikës:

    • Pozicioni: Praktikant/e
    • Kohëzgjatja: 5 muaj (1 Mars – 31 Korrik)
    • Vendndodhja: Prishtinë
    • Orari: Gjysmë orari
    • Pagesa: Praktika është me pagesë.

    Përgjegjësitë:

    • Mbështetje në organizimin e ngjarjeve, trajnimeve dhe fushatave ndërgjegjësuese
    • Përfshirje në aktivitetet e CEL Kosova që promovojnë të drejtat e personave LGBTI+
    • Kryerja e analizave mbi çështjet që prekin komunitetin LGBTI+

    Kriteret e aplikimit:

    • Pasion për të drejtat e njeriut dhe çështjet queer
    • Aftësi të mira komunikimi dhe pune në grup
    • Aftësi të mira në shkrim dhe komunikim në gjuhën shqipe dhe angleze
    • Mosha 18 – 30 vjeç

    Përfitimet:

    • Eksperiencë praktike në avokimin për të drejtat e njeriut
    • Mundësia për të punuar ngushtë me ekspertë të fushës
    • Kontribut në nisma të rëndësishme për komunitetin LGBTI+

    Si të aplikoni?

    Kandidatët/et e interesuar/a duhet të dërgojnë CV-në dhe një letër të shkurtër motivuese në
    info@cel-ks.org deri më 19 shkurt 2025. Në subjektin e emailit, ju lutemi të shkruani: “Aplikimi për praktikë – CEL Kosova”.

    Kandidatët/et e përzgjedhur/a nga lista e ngushtë do të ftohen për një intervistë.

    Mezi presim aplikimin tuaj!

  • Rritet fatura e homofobisë për Koalicionin për Familje në 16,500 euro

    Rritet fatura e homofobisë për Koalicionin për Familje në 16,500 euro

    Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa i ka shqiptuar tri gjoba ndaj Koalicionit për Familje që arrijnë shumën e përgjithshme prej 16.500 eurosh – për deklaratat kundër komunitetit LGBTI+.

    PZAP-ja e ka shqiptuar sot gjobën e tretë ndaj Eman Rrahmanit, Laureta Rexha, Asdren Bytyqit, Jeton Haxhimustafa, Ferid Aganit, Fatmir Smajlit dhe Visar Korenica në vlerë prej 7.000 eurosh. Të trija gjobat vijnë si pasojë e ankesave të organizatave jo-qeveritare CEL Kosova dhe Dylberizm për nxitje të urrejtjes nga ky koalicion ndaj personave LGBTI+.  Paraprakisht, Paneli shqiptoi gjobë me vlerë 5.000 euro më 25 janar, ndërsa më 22 janar sanksionoi Koalicionin e udhëhequr nga Eman Rrahmani me 4.500 euro. Në vendimin e nxjerrë sot, me datë 28.01.2025, me panelin e përbërë nga gjyqtarët: Violeta Husaj Rugova kryesuese, Kujtim Pasuli dhe Ramush Bardiqi anëtarë, konstatohet se:

    “…gjuha e përdorur nga subjektit politik Koalicioni për Familjen, përkatësisht, nga kandidatët për deputet të këtij subjekti, ndaj LGBTI+ në rrjetin social Facebook, është në kundërshtim me Kodin e Mirësjelljes për Subjektet Politike, Mbështetësit e tyre dhe Kandidatët, përkatësisht, me dispozitat e nenit 34 paragrafi 1, pika 1.11, të L.ZP-së, ku janë të përcaktuara veprimet e ndaluara të subjekteve politike. Në këtë rast është marrë për baze konteksti dhe qëllimi për të cilin është përdorur gjuha ndaj një komuniteti, faktin qe deklaratat janë publikuar ne rrjetin social Facebook, prandaj sipas Panelit, përdorimi i gjuhës së tillë ka për qëllim ofendimin, denigrimin dhe njëherit shihen si shprehje me ngjyrime përçmuese ose nënvlerësuese.”

    Vendimin e plotë të PZAP-së e gjeni këtu.

  • PZAP gjobit përsëri Koalicionin për Familje me 5000 euro për nxitje të urrejtjes anti-LGBTI+

    PZAP gjobit përsëri Koalicionin për Familje me 5000 euro për nxitje të urrejtjes anti-LGBTI+

    Koalicioni për Familje ka marrë gjobën e dytë nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) për përdorimin e gjuhës së urrejtjes kundër dylberave.

    Pas ankesës së paraqitur nga Dylberizm dhe CEL Kosova kundër Koalicionit për Familje, për shkak të nxitjes dhe përdorimit të gjuhës së urrejtjes kundër dylberave, PZAP të shtunën i shqiptoi gjobë këtij subjekti politik në lartësi prej 5000 eurosh.

    PZAP-ja gjeti se gjuha e përdorur nga subjekti politik Koalicioni për Familjen, përkatësisht, nga kandidati i këtij subjekti, Jeton Haxhimustafa, ndaj LGBTI+ në rrjetin social në Facebook, është në kundërshtim me Kodin e Mirësjelljes për Subjektet Politike, Mbështetësit e tyre dhe Kandidatët, përkatësisht, me dispozitat e nenit 34 paragrafi 1, pika 1.11, të LZP-së, ku janë të përcaktuara veprimet e ndaluara të subjekteve politike.

    Vendimi i plotë:

  • PZAP-ja gjobit Koalicionin për Familje për gjuhën kundër komunitetit LGBTI+

    PZAP-ja gjobit Koalicionin për Familje për gjuhën kundër komunitetit LGBTI+

    Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa i ka shqiptuar dënim prej 4,500 eurosh Koalicionit për Familje, për shkak të shkeljes së Kodit të Mirësjelljes për Subjektet Politike.

    Ankesa në PZAP u parashtrua nga organizata joqeveritare CEL Kosova dhe Dylberizm, me pretendimin se kandidatët e subjektit politik gjatë një tubimi si dhe në paraqitje televizive kanë përdorur gjuhë nxitëse dhe diskriminuese ndaj komunitetit LGBTI+, si dhe se kanë promovuar përçarje e frikë mes qytetarëve dhe nxitje të urrejtjes, shkruan edhe Koha.net, në mes raportimesh tjera.

    Në ankesë janë përmendur kandidatët për deputetë të këtij subjekti: Fatmir Smajli, Eman Rrahmani, Visar Korenica dhe Asdren Bytyqi.

    Në përgjigje ndaj ankesës, Koalicioni për Familje ka thënë se kandidatët e saj asnjëherë nuk kanë nxitur urrejtje mbi baza të orientimit seksual.

  • Përfundoi me çertifikata trajnimi për miksologji dhe barista

    Përfundoi me çertifikata trajnimi për miksologji dhe barista

    🍹 E ka lezetin e vet me punu si barista, qaty qaty edhe me ‘maru’ një Frozen Margarita.

    I kemi nda çertifikatat për trajnimin katër-ditor për miksologji dhe për barista. Në ambientet e Bubble Pub, pjesëmarrësit kanë mësu se qysh me shërby, qysh me pasë mirësjellje me klientët, qysh me bo gati cocktails dhe pije të ndryshme dhe qysh me e mishëru rolin e të qenit një barista për marak.

    🍹 Derisa pjesëmarrësit treguan që kanë marrë mësime të përjetshme prej kësaj përvoje, prej Bubble Pub veç e konfirmuan që vijimi i një trajnimi të tillë mundëson aftësi mbi mesataren që nesër me ditë me shërby e me i mirëprit njerëzit me cocktails e pije tjera verore.

    🍹 Trajnimet e tilla mbahen në vazhdimësi të CEL Kosova për me i fuqizu pjesëtarët e komuniteteve LGBTQ+ në fusha të ndryshme. Ky aktivitet mbështetet nga Embassy of Sweden in Pristina