🟧 Në fillimin e 16 ditëve të aktivizmit, le të flasim pak për dhunën në baza gjinore.
E shfaqur në forma të ndryshme, dhuna në baza gjinore merr edhe jetë njerëzish. CEL Kosova sot e sjellë këtë video për të treguar sa e dëmshme është kjo dhunë dhe sa e dënueshme duhet të jetë ajo në realitetin ku jetojmë.
Dhuna është tragjike. Ti nuk e meriton. Videoja është prodhuar si pjesë e projektit ‘Defending the Right to Be Yourself’, mbështetur nga Ambassade de France au Kosovo – French Embassy in Kosovo dhe implementuar nga CEL Kosova në bashkëpunim me Jahjaga Foundation dhe CSGD – Center for Social Group Development.