Sot ndërpremë takimin e Komisionit Parlamentar për të Drejta të Njeriut të thirrur nga homofobja Duda Balje, kryetare e këtij komisioni.
Kërkesat tona janë të qarta:
HOMOFBAT NUK KANË VEND N’KUVEND dhe DUDA BALJE TË JEP DORËHEQJE MENJËHERË nga Komisioni për të Drejta të Njeriut.
Duda Balje publikisht deklaroi përsëri që i qëndron prapa gjuhës së saj përjashtuese dhe diskriminuese ndaj personave LGBTIQ+ nën pretekstin klasik se “është mendimi im personal”. Këtë deklaratë e bëri sot në diskutimin që u mbajt në Kuvendin e Republikës së Kosovës me temën “Gjendja aktuale në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut në Kosovë”.
Është skandaloze dhe jashtëzakonisht shqetësuese që një deputete e Kuvendit, njëherit Kryetare e Komisionit për të Drejta të Njeriut, nuk e kupton parimin bazë mbi të cilin duhet të funksionojnë këto pozita publike – të drejtat e njeriut janë universale dhe personat LGBTIQ+ meritojnë të drejta të barabarta.
Për këto deklarata publike Duda duhet të jep dorëheqje të menjëhershme nga pozita e kryetares.
Diskriminimi vazhdon nga deputetja Labinotë Demi Murtezi, prezente në këtë takim, që publikisht deklaroi që “PERSONAT LGBTIQ+ SHPËRNDAJNË SËMUNDJE”, deklaratë të cilin e kemi ndëgju nga ajo edhe në seancën e 16 marsit të vitit 2022.
Kjo shpifje dhe gjuhë e urrjetjes ndaj personave LGBTIQ+ është e papranueshme dhe kërkon adresim të menjëhershëm nga Kryesia e Kuvendit të Kosovës!
Aksioni i sotëm e detyroi Duda Baljen ta lëshoj takimin të cilin vetë e ka organizuar. Ne do të vazhdojmë të kërkojmë dorëheqjen e menjëhershme të Duda Balje nga Komisioni i Drejtave të Njeriut. Kërkesa është e njejtë edhe për deputeten Labinota Demi Murtezi.
Homofobet s’kanë vend n’Kuvend!
Youth Initiative for Human Rights – Kosovo (YIHR KS)Qendra Kosovare për Studime Gjinore