Arkivi i Lëvizjes LGBTI+ në Kosovë

Fuqia e komuniteteve: Këmbëngulja e Lëvizjes LGBTI+ në Kosovë

20 Maj, 2025

🔵 “Fuqia e komuniteteve: Këmbëngulja e Lëvizjes LGBTI+ në Kosovë”, na bashkoi për me diskutu pozicionimin e individëve queer në diskursin momental politik e shoqër në Ballkanin Perëndimor.

Falenderojmë Rajmonda Sylbijen nga @csgdkos, Dan Sokolin nga @dylberizm, Bind Skejën nga @linja_e_jetes dhe Rina Kadirin nga @yihr_ks për ndarjen e përvojave të tyre frymëzuese dhe për analizat direkte prej ekspertizave në fushën e të drejtave të njeriut. Ngjarja u moderua nga Baton Isniqi nga CEL Kosova.

Ky diskutim solli në vëmendje historinë, sfidat dhe forcën e jashtëzakonshme të komunitetit tonë. Ngjarja u mbajt me 17 maj – Dita Ndërkombëtare Kundër Homofobisë, Bifobisë dhe Transfobisë, dhe u organizua bashkë me miqtë tanë prej Javës së Terapisë së Artit, që atë ditë mbylli edicionin e radhës. Faleminderit të gjithëve që ishit me ne.

📌 Ky aktivitet u mbështet nga SIDA, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe AFD. #IDAHOBIT2025. Fotografitë: Zana Begolli.