Ekspozita ‘Quein’ nga Majlinda Hoxha u shpalos në Pejë.
Peja shumëngjyrëshe! Imazhet e Majlinda Hoxhës të cilat kapin sukseset dhe triumfet e individëve LGBT u shfaqën në Pejë në 17 maj.
17 maji shënon Ditën Ndërkombëtare kundër Homofobisë, Bifobisë dhe Transfobisë – IDAHoBiT, dhe CEL Kosova bashkoi forcat me Anibar që kjo ekspozitë të jehojë në këtë momentum.
E njëjta ekspozitë u hap edhe në Prishtinë. Ekspozita ‘Quien’ nga Majlinda Hoxha u hap me vizitorë që shëtitën nëpër fotografitë dhe rrëfimet ku artistja dhe fotografja sjellë realitetin e individëve LGBT dhe kreativitetin që e karakterizon secilin e secilën prej tyre.
Tutje, ekspozita rrugëtoi edhe për në Prizren. CEL Kosova ka bashkëpunuar kësaj here me festivalin Dokufest.
Ky aktivitet mbështetet nga Ambasada e Suedisë në Prishtinë, L’Agence française de développement (AFD) dhe German Embassy Pristina. #IDAHOBIT#IDAHOBIT2024#QUEIN#CELKosova