Arkivi i Lëvizjes LGBTI+ në Kosovë

Arkivi i Lëvizjes LGBTI+ në Kosovë

7 Maj, 2024

Duke e parë si jashtëzakonisht të nëvojshme, për të sotmen dhe për brezat e ardhshëm, ruatjen e historisë dhe trashëgimisë kulturore queer, ka përfunduar faza e parë e grumbullimit të materialeve fizike dhe digjitale, duke përfshirë edhe materialet online, përpunimin e tyre dhe krijimin e qasjes së lehtë dhe të shpejtë në informacionet mbi çështjet e komuniteteve LGBTQI+, duke krijuar kështu Arkivin e Lëvizjes LGBTI+ të Kosovës.

Tani po e quajmë fazë të parë të krijimit, mëqe zhvillimi dhe pasurimi i arkivit do të vazhdojë edhe në vitin e ardhshëm që në bazë të gjetjeve të metutjeshme do të përpilojmë regjistrin e pasurisë arkivore queer, e përtej kësaj, do kujdesemi në gjetjen e mundësive të krijimit të kushteve për mirëmbajtjen dhe jetëgjatësinë online, offline dhe fizike.
Kjo video shërben si udhëzues për navigim në Arkivin e Lëvizjes LGBTI+.

Duke filluar me një shfletim të faqes kryesore, video eksploron ndërfaqen e përdoruesit dhe opsionet kryesore të navigimit. Përdoruesit do të udhëzohen se si të shfletojnë kategoritë e arkivit dhe të kërkojnë informacion specifik.

https://fb.watch/rVUe7jyuc9

Ky aktivitet mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit