Regjistrohu përmes formularit:
Mbështetur nga European Union in Kosovo, CEL Kosova po organizon punëtorinë “Qasja në drejtësi dhe fuqizimi përmes aktivizmit”, e cila do të mbahet më 6, 7 dhe 8 nëntor.
Përmes kësaj punëtorie, pjesëmarrësit/et do të kenë mundësi të zgjerojnë njohuritë e tyre rreth qasjes në drejtësi, të drejtave të njeriut dhe mekanizmave për mbrojtjen e tyre, si dhe të diskutojnë mbi rolin e aktivizmit si mjet për fuqizim dhe ndryshim shoqëror.
Do të krijojmë një hapësirë për mësim, diskutim, shkëmbim përvojash dhe zhvillim të shkathtësive që mund të përdoren në angazhimin qytetar dhe aktivizëm.
