Në Prizren u mbajt një tryezë diskutimi mbi edukatën seksuale në shkolla.
Aktiviteti u organizua bashkë me Qendrën për Barazi dhe Drejtësi dhe u moderua nga Tringa Kasemi. Panelistë ishin: drejtorja e Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj, gazetari Fisnik Minci dhe Blert Morina, drejtor i CEL.
Në këtë aktivitet morën pjesë profesorë të lëndëve të ndryshme si biologji dhe sociologji, drejtorë shkollash, nxënës të shkollave të mesme dhe studentë.
Gjatë diskutimit u prezantua raporti i fundit i CEL Kosovës për edukimin seksual, si dhe u trajtua në përgjithësi rëndësia e edukatës seksuale në shkolla. Debati ishte shumë i frytshëm, ku nxënësit dhe profesorët ndanë përvojat dhe rekomandimet e tyre për përmirësim. Ky aktivitet mbështetet nga @swedeninkosovo.
